Lajmet e fundit
Messi ka dalë i pari edhe në anketën e organizuar nga MasterCard, për futbollistin më të mirë të Champions ndonjëherë.

Fansat e futbollit e kanë votuar Lionel Messin si futbollistin më të mirë në historinë e Champions, në një anketë të bërë nga MasterCard.
Argjenitnasi mori 27 përqind të votave, më shumë se dyfishin që mori vendi i dytë, në të cilin u radhit Zinedine Zidane, që mori 12 përqind.
Pas Zidane u radhit Crisitiano Ronaldo me 11 përqind të votave. Asi portugez përcillet nga Ronaldo Nazario de Lima që mori 7 përqind dhe David Beckham që mori 4 përqind të votave.
Çuditërisht ata që e votuan Messin ishin personat mbi moshën 55 vjeçare, jo gjeneratat e reja.
Nëse klasifikohet nga shtetet, shumicën e votave Messi i mori në Britani të Madhe, Gjermani, Spanjë, Holandë, Itali, Turqi, Rusi e Hungari. Ronado shumicën e votave i mori në Portugali e Zidane në Francë.