Lajmet e fundit
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka thënë se Neymar do t’i mungojë Copa Americas pas suspendimit prej tri ndeshjeve.

Neymar u ndëshkua me karton të kuq pas një zënke në ndeshjen me Kolumbinë ku Brazili u mposhtë 1:0 në fazën e grupeve.
“Më vjen keq që ai nuk do të mund të luajë. Atë e kam mik dhe brengosem për të. Ai është një lojtar i madh dhe shumë I rëndësishëm për kombëtaren e tij ” ka thënë Messi.
Edhe Federata e Futbollit të Brazilit ka konfirmuar se shumë shpejtë do të dërgojë një ankesë kundër suspendimit të Neymar.
Trajneri I përfaqësueses, Dunga ka thënë se nuk duan asgjë në shumë dhe asgjë më pak se drejtësi.