Lajmet e fundit

Lionel Messi do t’i mungojë Paris Saint-Germain-it në ndeshjen e mesjavës ndaj Leipzig-ut.
PSG-ja përballet me gjermanët të mërkurën në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Sipas TYC Sports, 34 vjeçari do t’i nënshtrohet një skanimi MRI për ta parë se çfarë lëndimi ka pësuar më saktësisht.
Argjentinasi pësoi lëndim në ndeshjen e fundit që klubi i tij e zhvilloi ndaj Lille-t.