Lajmet e fundit
Lionel Messi ka luajtur më shumë minuta se secili bashkëlojtar i tij tek Barcelona.

Ylli argjentinas, Lionel Messi, këtë sezon ka luajtur më shumë se çdo lojtar tjetër i Barcelonës.
Messi ka qenë në fushën e lojës për plot 5136 minuta tek skuadra e Barcelonës, duke humbur vetëm tre ndeshje të Kupës së Mbretit.
Ai ka zhvilluar 55 takime me katalanasit nga 58 të mundshme. Ai vetëm në një ndeshje të Ligës së Kampioneve u zëvendësua (kundër Ajaxit në minutën 66’), ndërsa në La Liga humbi vetëm pjesën e parë të ndeshjes kundër Real Sociedadit në Anoeta.