Lajmet e fundit
Leo Messi ka vizituar Port-Gentil në Gabon që të hedhë gurëthemelin e stadiumit që do të mbahen ndeshjet e grupeve të Kupës së Afrikës në vitin 2017.

Vizita e tij ka ngjallur reagime të shumta në Gabon. Zyrtar të partisë opozitare UPG atë e kanë cilësuar si jo të hijshme, duke shkuar me bluzë dhe pantallona të shkurtra dhe i parruar në vizitë te presidenti i vendit, Ali Bongo Ondimba.
“Mesia i futbollit erdhi në Gabon sikur të vinte në kopsht zoologjik, i ndotur, parruar dhe me duar në xhepa” shkruan në reagimin e UPG.
Sipas tyre një lojtar që quhet Messi dhe që është multi-milioner nuk është e drejtë që ta paraqes veten para udhëheqësve të një shteti me duar në xhepa, në bluzë dhe pantallona të shkurtra.
“Gaboni nuk është kopsht zoologjik. Neglizhenca e tij është e papranueshme”
Është raportuar se për vizitën e tij në Gabon argjentinasi është paguar 3.5 milionë euro, ndërsa diçka të tillë e ka mohuar lojtari shkruan As.com, transmeton Klan Kosova.