Lajmet e fundit
Ylli i Argjentinës e ka këshilluar bashkëkombasin e tij që të mos kalojë në Santiago Bernabeu, pasi sipas tij skuadra nga Madridi nuk është më ajo që ishte dy vjetët e fundit

Lionel Messi i ka thënë bashkëkombasit të tij, Sergio Aguero, që të mos i bashkohet Real Madrid vitin tjetër.
Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, e sheh asin e Manchester City si shtesë të përkyrer në skuadër, dhe do të mundohet ta bindë të kalojë në Santiago Bernabeu.
Por Messi i ka thënë Aguero se më mirë do ta kishte po të qëndronte tek Qytetarët, duke marrë për bazë rënien nga forma të kampionëve të Spanjës dhe Europës.