Lajmet e fundit
"Nuk kërkoj zakonisht fanellën e askujt. E kam kërkuar njëherë... nga Zinedine Zidane", ka thënë argjentinasi

Shumë futbollistë i afrohen për t'i kërkuar fanellën në fund të ndeshjes, asit argjentinas Lionel Messi.
Por një veprim të tillë Messi e ka bërë vec një herë në jetë - duke ia kërkuar fanellën legjendës së Real Madrid, Zinedine Zidane.
Rrugën e tyre u kryqëzuan në nisje të karrierës të asit katalunas dhe Messi e ka pranuar se ka pasur shumë dëshirë që ta ketë fanellën e rivalit të tij.
"Nuk kërkoj zakonisht fanellën e askujt. E kam kërkuar njëherë... nga Zinedine Zidane".
"Guti ma ka kërkuar fanellën, dy herë. Nëse ka argjentinas në ndeshje, e ndërroj fanellën me ndonjërin. Ndryshe jo".