Lajmet e fundit

Lionel Messi ia ka kumtuar Barcelonës që nuk do të kthehet te ky klub gjatë verës, sipas El Nacional.
Argjentinasi po pret të shohë nëse do ta fitojë Kupën e Botës për ta marrë vendimin e tij të ri.
Në rast se e rrëmben Botërorin me kombëtaren e tij atëherë ai pritet të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht te Inter Miami.
Mirëpo, nëse nuk e fiton, atëherë Messi pritet ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin me shpresën se mos e fiton edhe ndonjë titull të Ligës së Kampionëve.