Lajmet e fundit

Sipas Don Balon, futbollisti i njohur, Lionel Messi, e ka njoftuar menaxherin e Barcelonas, Ernesto Valverde se ai duhet të shikojë në përmirësimin e anës së djathtë të mbrojtjes kur të hapet mundësia e janarit.
Si duket golashënuesi Messi nuk është i knaqur me mbrojtjen, pavarësisht se Barça ka fituar tre ndeshjet e tyre gjatë sezonit të Ligës, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se Messi nuk është i bindur se mbrojtësi Sergio Roberto është një zgjidhje e mjaftueshme afatgjatë në pjesën e djathtë dhe ka frikë se Barça mund të goditet nga ajo pjese kur të ndeshen me ndonjë ekip me të ashpër.