Lajmet e fundit

Messi është pyetur se si ndjehet që do të luajë së bashku me Neymar dhe Mbappe, ku tha se është mirë të stërvitesh me ta dhe të luash përkrah tyre dhe të gjithë lojtarëve tjerë.
"Unë jam shumë i lumtur, është çmenduri. Unë do të luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe kjo është gjithmonë mirë", tha ai.
Ai gjithashtu përmendi Paredes dhe Di Marian, shokët e tij të skuadrës në Argjentinë, dhe thotë se Neymar ishte i përfshirë në marrjen e vendimit të tij.
Ai falënderoi presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifi dhe Leonardo të cilët ishin të shpejtë në negociatat e tyre, derisa shtoi se klubi është gati të luftojë për të gjithë trofetë që janë edhe qëllimi i tij.
"Dëshirojë të vazhdoj të fitoj tituj, kjo është arsyeja pse erdha në klub dhe falënderoj Parisin që më priti aq mirë. Unë do të luftoj për klubin, falënderoj përsëri Al-Khelaifi dhe Leonardo"./Klankosova.tv/