Lajmet e fundit
Austriaku është njeriu që pëlqehet më shumë nga Lionel Messi për të qenë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes së skuadrës nga Camp Nou

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, është në listën e ngushtë të tre futbollistëve që Lionel Messi u ka dhënë drejtuesve të skuadrës për t'i transferuar gjatë verës.
Katalunasit i kanë këruar argjentinasit të bëjë një përzgjedhje të mbrojtësve që mund ta zëvendësojnë Jordi Alba, listë të cilën e kryeson 25 vjeçari Alaba.
Dy të tjerët në këtë listë janë Marcos Alonso i Chelsea dhe Jose Gaya i Valencia, njëri ndër të cilët pritet të kalojë në Camp Nou në fund të këtij edicioni.