Lajmet e fundit

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel messi, të premtën i është drejtuar mediave në prag të ndeshjes finale në Kupen e Mbretit.
Messi me këtë rast ka kujtuar humbjen prej 4 me 0 në Anfield.
Rikthimi i rezultatit prej 3 me 0 në 4 me 3, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e tij dhe të bashkëlojtarëve.
“Ka qenë një goditje e fortë dhe “Anfield” do të mbetet një njollë e pashlyeshme për ne. Pas Romës vitin e kaluar, e dinim që nuk duhet të ndodhte sërish, por ja që ndodhi. Në fushë kishte vetëm një skuadër dhe ajo u kualifikua në finale”, tha Messi.
Fituesi i pesëfisht i "Topit të artë", shtoi se për trajnerin Valverde nuk ka vend dhe aq për kritika, duke theksuar se taktika që kishte përdorur ai në ndeshjen e kthimit ishte e njejta me Nou Camp.
" Valverde sigurisht që ka një pjesë të përgjegjësisë në shpartallim, por ne futbollistët kemi shumë më tepër. Ishte diçka e tmerrshme, që nuk duhet ta kishim lejuar të ndodhte, pasi shkatërruam edhe punën e mirë të trajnerit, gjatë gjithë sezonit. Nuk mund të bëjmë paraqitje të tilla kur luhet për finalen e Championsit, nuk duhet t’ia lejojmë vetes”.
Në fund Messi e mbylli me një analizë të vitit të tij të parë si kapiten i Barcelonës, duke thënë se sheh shumë nota pozitive në tërësi, ndërsa evidenton mbrëmjen e “Anfield”-it si të vetmen njollë.
Ndeshja finale e Kupës së Mbretit do të zhvillohet nesër në mbrëmje, në Andaluzi.
Përballë do ta ketë Valencian.
Barca synon që pë herë të nëntë ta fitojë këtë trofe, duke e përmbyllur sezonin me (Dopietë).