Lajmet e fundit
Argjentinasi, Lionel Messi ka fituar çmimin e sportistit më të mirë ndërkombëtar të ESPY.

Ylli i Barcelonës në këtë garë ka mposhtur rivalin e tij, Cristiano Ronaldo dhe kampionin e Wimbledonit, Novak Djokovic.
Messi këtë çmim e kishte fituar edhe në vitin 2012.
Kësaj here në garë ishin edhe Usain Bolt, Roger Federer dhe Maria Sharapova.
Leo ishte kritikuar kohën e fundit për formën e tij në kuadër të Copa America, ndërsa aktualisht është në pushim ku për pak ditë do të rikthehet në përgatitjet parasezonale me Barcelonën.