Lajmet e fundit
Superylli Lionel Messi e ka ruajtur emocionin për finalet e Champions League, pavarësisht se ka luajtur në disa të tilla.

Leo Messi mezi pret finalen e Champions League. Ylli i Barcelonës megjithë shumë finalet e zhvilluara nuk e ka humbur entuziazmin për kësi ndeshjes.
“Është një ndeshje e veçantë. Ne u munduam shumë për të arritur këtu, ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë. Juventus është skuadër e jashtëzakonshme. Prandaj, gjithçka mund të ndodhë”.
Argjentinasi ka folur edhe për miqtë e tij të skuadrës, Xavi e Dani Alves dhe Barcelonën si emocion.
“Xavi është futbollisti më i mirë në historinë e kombëtares spanjolle. Ai mund të të shërbejë ku të duash. Ka qenë kënaqësi për mua të luaj krah tij”.
“Dani është mbrojtësi i djathë më i mirë në botë. Është e vështirë të gjendet dikush si ai”.
“Ardhja në Barcelonë ishte hap i madh në karrierën time. Unë jam rritur këtu, e dua klubin, për gjithçka që më ka dhënë”.