Lajmet e fundit

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i ka kritikuar disa tifozë të Camp Nou që i fishkëlluan mbrëmë Philippe Coutinho-s.
"Kjo është koha kur duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, edhe si lojtarë, edhe si tifozë", ka thënë Messi pas fitores 3:0 ndaj Liverpool-it në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
"Nuk është momenti të kritikohet askush. Fishkëllimat kundër Coutinho-s janë të shëmtuara. Duhet të jemi të bashkuar".