Lajmet e fundit

Trajneri gjerman, Jurgen Klinsmann, ka thënë se futbollisti më i mirë në botë, e që konsiderohet të jetë edhe më i miri i të gjithë kohërave, Lionel Messi, e meriton ta fitojë Kampionatin Botëror.
“Ka gjasa që ai ta fitojë në Rusi vitin e ardhshëm”, tha Klinsmann për Goal.
“Një lojtar si Messi duhet që ta përmbyllë trashëgiminë e tij duke e fituar Kupën e Botës. Dua që ai ta fitojë atë sepse e meriton”, tha gjermani që e ka këtë kupë të fituar me Gjermaninë në vitin 1990.