Lajmet e fundit

Lionel Messi e ka mbrojtur bashkëlojtarin e Argjentinës, Lautaro Martinez nga kritikat.
Martinez, nuk ishte fare në formë mbrëmë, ndaj Australisë, pas humbi disa raste mira, transmeton Klankosova.tv.
Messi, është i bindur se sulmuesi - i cili ka 21 gola në 44 paraqitje për vendin e tij - ka një rol kyç për të luajtur për Argjentinën.
“Lautaro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai është një sulmues që jeton duke shënuar gola. Tani është thelbësore që ai të jetë mirë në prag të çerekfinales dhe asaj që akoma do të ndodhë në këtë Kupë Bote”, tha Messi.
Lautaro ka qenë në formë të mirë për Interin këtë sezon, duke regjistruar tetë gola dhe gjashtë asistime në 21 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, dhe do të besojë se një shkëndijë mund të rizbulohet për vendin e tij.