Lajmet e fundit
Raportet thonë se Reali ka tentuar të nënshkruajë me argjentinasin në tri raste, por është refuzuar secilën herë.

Real Madridi ka tentuar të nënshkruajë me Lionel Messin tri herë që nga vitit 2011.
Raportet thonë se Los Blancos kanë pasur tri tentativa për ta transferuar argjentinasin, por që janë refuzuar në të gjitha rastet.
Oferta e parë është bërë në vitin 2011 kur klubi frikësohej se Manchester City mund ta transferojë Cristiano Ronaldon.
Në verën e vitit 2013 Reali bëri tentimin e dytë, kur zyrtarët e skuadrës u takuan me përfaqësuesit e Messit.
Përpjekja e fundit ishte ajo e një viti më parë, por përgjigja ishte prapë negative.