Lajmet e fundit

Lionel Messi tashmë e ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën, sipas presidentit të La Ligës, Javier Tebas.
E ardhmja e superyllit argjentinas, Lionel Messi, ka qenë pjesë e disa spekulimeve, pasi që marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor.
Sidoqoftë, Tebas thotë që ylli i Barcelonës nuk po shkon askund, pasi që ai është informuar se Messi e ka nënshkruar marrëveshjen e tij të re.
“Messi ka një kontratë e cila është ripërtrirë”, u tha Tebas reporterëve të martën.
“Kontratat janë zyrtare kur nënshkruhen dhe jo kur njoftohet se janë nënshkruar”.
“Messi ka nënshkruar me Barcelonën, nëse nuk më kanë gënjyer, ai ka nënshkruar”.