Lajmet e fundit

Argjentina e ka mposhtur Australinë, me rezultat 2-1, duke u kualifikuar në fazën e 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katar.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Lionel Messi, në minutën e 35’, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Argjentina shënoi edhe njëherë me Julian Alvarez. Ndërkohë, Australia golin e vetëm të ngushëllimit e gjeti në minutën e 57’ me Enzo Fernandezin.
Kështu Argjentina në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Holandën. /Klankosova.tv.
FT: Argjentinë - Australi 2-1
90+8 Ka përfunduar ndeshja.
88' Lautaro Martinez e huqi një mundësi ideale për ta vulosur fitoren e Argjentinës. Ai u shërbye mjaftë mirë nga Lionel Messi, por nuk arriti ta shfrytëzojë këtë mundësi, pasi gjuajtja i shkoi mbi portë.
81' Australia me një mundësi të artë. Aziz Behich dribloi disa lojtarë argjentinas, mirëpo në fund gjuajtjen finale ia bllokoi mbrojtësi i Argjentinës, Lisandro Martinez.

76' Australia e ka ngushtuar epërsinë ndaj Argjentinës, me autogolin e Enzo Fernandezit.
https://twitter.com/i/status/1599140691220697088
57' Argjentina e dyfishon epërsinë ndaj Australisë, me golin e Julian Alvarez.
https://twitter.com/i/status/1599136121723637760
46' Ka filluar pjesa e dytë.
45+2' Ka përfunduar pjesa e parë në mes Argjentinës dhe Australisë, me rezultat 1-0. Golin e vetëm gjatë kësaj pjese e shënoi Lionel Messi, me një gjuajtje të bukur.
35' Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Australisë, me një gol të bukur nga Lionel Messi.
https://twitter.com/i/status/1599125662194798592
15' Ka kaluar një çerek orë lojë, nuk ka ndryshim të rezultatit.
14' Jackson Irvine, është lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë. I njëjti nëse Australia shkon tutje, nuk do të mund të luajë për shkak se të kartonëve.
10' Ka kaluar minuta e 10-të, ende s’ka ndryshim të rezultatit. Argjentina deri më tani e ka iniciativën, por pa krijuar ndonjë rast konkret.
1' Ka filluar ndeshja.
Statistikë: Lionel Messi sot luan ndeshjen e 1000-të në karrierë.

18:50 - Formacionet zyrtare: