Lajmet e fundit
Sulmuesi i Barcelonës e ka shprehur dëshirën për t'u kthyer në Argjentinë, ku e filloi karrierën.

Lionel Messi e ka pranuar se do të donte të kthehej në Argjentinë, kur karriera me Barcelonën të marrë fund.
28 vjeçari u largua nga shtëpia e tij në moshën 13 vjeçare, për të kaluar tek skuadra kampione e Spanjës.
Në një intervistë për Sports Illustrated, Messi ka thënë se do të donte të luante si i rritur tek skuadra e tij e fëmijërisë.
"Një ditë dua të kthehem të luaj nër Argjentinë sepse jam larguar nga aty në moshë shumë të re".
"Nuk kam mundur ta shijoj qytetin tim sa duhet".