Futbollisti Lionel Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe marrëdhënia e tij me këtë klub do të zgjasë përgjithmonë, ka thënë presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu.
Kontrata e yllit argjentinas me skuadrën katalunase do të jetë e vlefshme edhe dy vjet dhe kur kjo kontratë të ketë skaduar, Messi do t’i ketë mbushur 34 vjet, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa presidenti Bartomeu ka thënë se ai mbetet i interesuar që t’ia vazhdojë kontratën Messit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.