Lajmet e fundit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë që transferimi i tij në ligën elitare të futbollit amerikan, MLS, do t’i pëlqente, mirëpo ka premtuar se nuk do të negociojë me klube të tjera për transferim para se të marrë fund stinori aktual.
Pasi dështoi që të largohej nga “Camp Nou” këtë verë, ai tani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale me klubin, dhe emri i tij vazhdon që të lidhet me një largim nga Spanja.
“Gjithmonë kam thënë që e kam përshtypjen që do të më pëlqente përvoja e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara, që të jetoj në atë ligë dhe atë jetë, por nëse do të ndodhë apo jo, nuk e di”, ka thënë argjentinasi për La Sexta.
Sidoqoftë, i pyetur nëse do të luante për Real Madridin apo Atletico Madrid-in, gjashtë herë Topi i Artë ka thënë se një gjë e tillë është e pamundur.