Lajmet e fundit
Asi i Barcelonës humbi penaltinë në finalen e Copa America ndaj Kilit, para se të njoftonte se do të pensionohet nga paraqitjet me përfaqësuesen.

Nuk kam dyshim se Lionel Messi do t'i prijë Argjentinës në Kupën e Botës 2018, ka thënë masazhisti i përfaqësueses Marcelo D'Andrea.
Messi njoftoi për pensionimin e tij pasi Argjentina u mposht në finale të Copa America nga Kili, të dielën e shkuar.
Humbja ishte e katërta e Messi në një finale, duke bërë që 29 vjecari të vendosë për t'i dhënë fund karrierës në fanellën e përfaqësueses.
"Nuk dyshoj që Messi do të luajë në Kupën e Botës në Rusi".
"I besoj qetësisë së tij. Ai e do përfaqësuesen dhe do të bëjë gjithcka për vendin".
"Ne nuk kemi ditur për pensionimin e tij. Nuk ka e ka thënë në dhomat e zhveshjes".