Lajmet e fundit

Gerard Pique ka thënë se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi do të duhej ta fitonte në secilin vit që nga 2009-ta Topin e Artë.
“Nëse Topi i Artë do t’i ndahej lojtarit më të mirë në botë, atëherë Leo do të duhej ta fitonte atë. Ai është futbollist i një niveli tjetër”, ka thënë Pique.
Argjentinasi shënoi në fitoren kundër Sevillas për të arritur shifrën magjike prej 500 golave të realizuara në fanellën e gjigantit spanjoll.
Messi arriti që të shënojë në minutën e 43-të, ndërsa më vonë edhe asistoi për Suarez për golin e fitores 1:2, kundër Sevilla, transmeton Klan Kosova.