Lajmet e fundit
Dy lojtarët më të mirë të kohës tonë, megjithë statistikat e jashtëzakonshme ka disa aspekte në të cilat çalojnë.

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi janë vetëm qenie njerëzore, megjithëse duken të mos kenë kufizime. Kjo duket nga statistikat.
Sidoqoftë, janë disa statistika që tregojnë: penaltitë e Messit dhe gjuajtjet e lira të Ronaldos. Dyshja nuk është efektive dhe as e pamëshirshme siç është në aspektet tjera të lojës.
Askush në skuadrat respektive nuk ka gjuajtur, por as huqur aq sa Messi e Ronaldo. Argjentinasi ka shënuar 48 penalti gjatë kohës së tij tek Barça, duke dështuar në 15, nga gjithsej 63 në total. Në ligë Messi i ka huqur gjashtë nga 38 – aq sa ka huqur Ronaldo Koeman nga 45 ekzekutime.
Laszlo Kubala është golshënuesi më i mirë i katalanëve nga penaltitë, duke huqur vetëm një nga 27 sa ka ekzekutuar. Ronaldinho ka gjuajtur 22 penalti dhe huqur vetëm katër. Samuel Eto ka shënuar vetëm gjysmën e penaltive të ekzekutuara.
Në anën tjetër, asi i Real Madridit, që nga transferimi i tij në sezonin 2008/09, ka ekzekutuar shumë më tepër gjuajtje të lira se të gjithë të tjerët në skuadër: plot 263.
Ai është i përcjellur nga Gareth Bale(24), që është konkurrenti më i madh i Ronaldos për këtë gjë.
Ronaldo është golshënuesi më i mirë i Ronaldos nga gjuajtjet e lira me 18 gola – një në 14,6 përpjekje.