Lajmet e fundit

Statuja e kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi është shkatërruar nga disa vandalë të paidentifikuar në Buenos Aires, shkruan Goal.com.
Ky nder i ishte bërë yllit të Barcelonës gjatë vitit 2016 nga kryetari i qytetit, Horacio Rodriguez Larreta, gjatë kampanjës për ta bindur atë që të rikthehet prej pensionimit te kombëtarja, pas pësimit në finale të Copa Amerika/
Skulptura, e vendosur në sheshin e Rio de la Plata si pjesë e “Gloru Walkway”, për nder të yllit të Argjentinës është këputur në mes në rrethana të paqarta, transmeton Klan Kosova.