Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba, është pjesë e një liste prej tre lojtarësh që Lionel Messi ua ka dorëzuar shefave të Barcelonës, të cilët do që klubi katalunas t’i sjellë gjatë verës, sipas Don Balon.
Barça raportohet ta ketë pyetur Messin që ta ofrojë një përzgjedhje të mbrojtësve që mund t’i bëjnë konkurrencë Jordi Alba-s në pozitën e tij.
Mësohet se në listën e tij figuron edhe austriaku që është mjaft i rëndësishëm për bavarezët.
Dy emrat e tjerë në listën e dëshirave të Messit janë Marcos Alonso i Chelsea-s dhe Jose Gaya i Valencia-s.