Lajmet e fundit

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka dhënë donacion prej 4.5 milionë pesos të Argjentinës për UNICEF kur u shfaq me anë të një video lidhje në një nga fond mbledhësit më të mëdhenj në Argjentinë.
Organizatori i lojës 28 vjeçar ka surprizuar të pranishmit në eventin” Fëmijët në nevojë” duke u shfaqur nga Barcelona për t’i dërguar urimet më të mira, dhe prezantoi një çek prej 4.5 milionë pesos 315 mijë funte,shkruan Daily Mirror, transmeton Klan Kosova.
Messi është duke u përgatitur për fillimin e stinorit me super kupën e Spanjës kundër Athletic Billbaos, dhe megjithatë ai ka qenë shumë i kritikuar në vendlindjen e tij për dështimin me kombëtaren e Argjentinës që të fitoj ndonjë titull të madh gjatë vitit të kaluar, gjesti bujar i bamirësisë së fantazistit Messi është parë në rreth vendit nga mbi pesë milionë njerëz.
Videon mund ta shikoni KËTU.