Lajmet e fundit

Argjentina e fillon sot aventurën e saj në kuadër të Kupës së Amerikës, ku do të ballafaqohet me Kilin.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi foli në një konferencë për shtyp rreth synimeve që ka Argjentina në Kupën e Amerikës.
Messi ka pasur suksese të larta në nivel klubi, por se me kombëtaren këto suksese i kanë munguar, për shkak se akoma nuk ka fituar asgjë, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv
Messi është ballafaquar me kritika rreth se Argjentina mbështetet shum tek ai, por që vetë argjentinasi thotë se nuk ka qenë ndonjëherë e tillë.
“Në asnjë moment ekipi kombëtar nuk varej nga unë, ne gjithmonë përpiqemi të kemi një grup të fortë. Ne gjithmonë kemi thënë që nëse nuk jemi një ekip i fortë, fitimi dhe arritja e objektivave tona do të ishte e vështirë”, i tha Messi Ole.
Messi mendon se tani kanë arritur përvojën e duhur që këtë herë të arrijm dicka më shum.
"Unë mendoj se u bëmë të fortë si një grup. Shumica e lojtarëve kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë. Ne tashmë kemi luajtur në kampionat të Kupës së Amerikës, kështu që kemi përvojën që të jep të luash”, shtoi Messi.
Messi gjithashtu tha se na duhet një fitore kundër Kilit, që ta nisim mbarë.
"Na duhet një fitore e rëndësishme, ne kemi qenë duke i bërë gjërat mirë, duke u rritur, por duhet të fitojmë ndeshjen e parë. Është e rëndësishme të fillojm me tre pikët, kjo ju jep qetësi për ndeshjet e tjera, përfundoi Messi.
Argjentina ndeshjen e parë do ta luajë kundër Kilit, sonte nga ora 23:00.