Lajmet e fundit
Reprezentuesi argjentinasi raportohet të jetë në spital, krah të shoqes që po lind fëmijën e dytë të çiftit, dhe mund të jetë në dyshim për përballjen e së shtunës në Vincente Calderon.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk është paraqitur në stërvitjen e skuadrës para ndeshjes së të shtunës ndaj Atletico Madridit.
Mediat spanjolle raportojnë se reprezentuesi argjentinas ka marrë leje për të qenë prezent në lindjen e fëmijës së dytë, megjithëse ende asgjë nuk është konfirmuar.
Barcelona udhëton në Vincente Calderon pas triumfit në dy ndeshjet e para të La Ligës, për t’u përballur me Atleticon që gjithashtu nuk di për humbje.