24.06.2015 · përditësuar para 4056 dite1 min lexim
Në datëlindjen e 28-të të Lionel Messi kthejmë shikimin prapa për të parë karrierën e ndritur të argjentinasit. Ylli i Barcelonës herë me radhë e ka shënuar emrin e tij me shkronja të arta në librin e historisë së futbollit. Kjo është një listë që shkurt jep momentet kyqe në karrierën e numrit dhjetë më të mirë në botë.
Arritja në Barcelonë në moshën 13 vjeaçare.
Debutimi për Barcelonën në ndeshjen ndaj Porto në vitin 2003.
Goli i parë në karrierën profesionale, ndaj Albacete në vitin 2005.
Fitoi çmimin Golden Boy në vitin 2005.
Debutimi për Argjentinën në vitin 2005.
Shkëlqimi në Satamford Bridge më 22 shkurt 2006.
Goli i parë në Kupë të Botës ndaj Gjermanisë, në vitin 2006.
Hat-tricku në El Classico më 11 mars 2007.
Goli në stilin Maradona ndaj Getafes.
Medalja e artë në Pekin.
Loja e bukur në fitoren historike prej 6-2 në Bernabeu.
Lavdia e Champions League në Romë.
I pari Top i Artë në vitin 2009.
Tetëgolëshi brenda një jave në mars të vitit 2010.
Katër golat ndaj Arsenal.
Ndërhyrja e tmerrshme nga Tomas Ujfalusi.
I dyti Top i Artë në vitin 2010.
Lavdia e Champions League në Londër.
Fitorja në Superkupën e Spanjës ndaj Real Madrid.
Trofeu i Kupës së Botës për klube në vitin 2011.
I treti Top i Artë në vitin 2011.
Thurja e lavdeve nga Pep Guardiola.
Emërimi në Trashëgiminë Botërore të Sportit në vitin 2012.
I katërti Top i Artë në vitin 2012.
Botërori i Brazilit.
Argjentinasi më i trofeshën në histori, me 26 tituj.