Lajmet e fundit

William Shakespeare gjatë jetës ka lënë shumë fraza interesante që mund të jenë edhe pjesë e jetës tuaj.
Lexoni disa nga to më poshtë:
Kam mësuar që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetorët.
Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.
Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.
Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.
Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.
Që gjërat e këqija shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë.
Që natyra është gjëja më e bukur e kësaj jete.
Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë.
Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite.
Që mund të bisedosh me yjet.
Që mund t'i rrëfehesh hënës.
Që mund të udhëtosh në pafundësi.
Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.
Që është e nevojshme të ëndërrosh.
Që mund te jesh fëmijë gjatë gjithë jetës.
Që qenia jonë është e lirë.
Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë.
Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore.
E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh...!