Lajmet e fundit

Në mënyrë që qepët e reja të qëndrojnë më gjatë, vendosni ato në një kavanoz qelqi të mbushur me ujë
Nëse shtoni pak çokollatë të zezë në filterin e aparatit të kafesë, kafja juaj do të jetë shumë më e shijshme
Për ta larguar yndyrën e tepërt në ushqimin tuaj, mbështillni disa kuba akulli në një pecetë letre dhe prekni lehtë sipërfaqen e sipërme.
Yndyra do të ngurtësohet dhe absorbohet në pecetën e letrës.
Për patatina më të shijshme, largoni lagështinë e tepërt nga patatet e prera përpara se t’i fërgoni ato
https://www.instagram.com/p/BtXBOL5Bggf/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Largoni aromën e hudhrës dhe qepës nga duart tuaja duke i fërkuar duart me çelik që nuk ndryshket dhe më pas lani ato.
Parandaloni nxirjen e mollëve të prera duke i ruajtur ato në një enë me ujë ku keni hedhur paraprakisht disa pika limoni
Ruani bukën më mirë duke vendosur pak selino të freskët në qesen ku e ruani atë
Ngadalësoni prishjen e domateve duke i ruajtur ato të kthyera me kokë poshtë, në temperaturë dhome.
Në mënyrë që të mos qani derisa prisni qepët, mbani ato paraprakisht në frigorifer për 15 minuta
Largoni bishtat e erëzave si majdanozi duke i vendosur ato nëpër vrimat e kullueses dhe më pas duke i këputur lehtësisht
https://www.instagram.com/p/ByO1J_3nq_3/?utm_source=ig_embed
Nëse shtoni pak kripë para fërgimit në fëltere, ushqimet tuaja do të thithin më pak vaj
Parandaloni aromën e pakëndshme të ushqimeve të fërguara duke vendosur lëkurë molle dhe disa rriska molle në fëltere bashkë me vajin përpara fërgimit