Lajmet e fundit

BBC ka hapur një faqe përmes së cilës çdo tifoz mund të informohet për klubin e zemrës, prej momentit që ka lindur deri tash, vetëm në Preimer League.
Ju vetëm duhet të klikoni emrin e klubit tuaj që preferoni në, pastaj kërkohet të shtypet data, muaji dhe viti i lindjes dhe do të shfaqen të gjitha të dhënat dhe performancat e atij klubi deri më sot.
Ju mund të mësoni ndeshjen e parë që ka zhvilluar klubi pas lindjes suaj, pastaj ndeshjen e parë kur ju keni mbushur 18 vjet, mesataren e spektatorëve, dhe numrin total të tyre që kanë ndjekur ndeshjet nga data juaj e lindjes e këtej.
Mësoni pastaj sa gola ka shënuar klubi juaj i zemrës se sa ka pranuar, numrin e fitoreve dhe humbjeve, më pas numrin e trofeve të fituar dhe sezonin e fundit kur keni fituar trofe.
Më pas mësoni se cili është klubi të cilin e keni mposhtur më së shumti, por edhe kush ju ka mposhtur, mësoni se kush ishte trajneri më i suksesshëm për këtë periudhë kohore, transmeton Klan Kosova.
Dhe në fund mësoni se sa minuta mund t’i keni kushtuar klubit tuaj të preferuar po që se do t’i kishit ndjekur të gjitha ndeshjet e zhvilluara.
Zgjedh klubin, datën, muajin dhe vitin e lindjes dhe shtyp GO.
Këto dhe shumë detaje të tjera interesante mund t’i mësoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: