Lajmet e fundit

Fotografi njujorkez, Donato Di Camillo, është i njohur për portretet guximtare të realizuara në zemër të New York-ut. Por ajo se çfarë e veçon atë nga fotografët e tjerë është mënyra se si ka mësuar të fotografojë.
Di Camillo e mësoi profesionin e fotografit në kohën sa ishte duke e vuajtur dënimin e tij në burg, transmeton Klan Kosova.
Ai nuk ka treguar kurrë se si ka kaluar në burg, por e vetmja gjë që ka treguar është se gjatë kohës kur po e vuante dënimin ka kaluar orë të shumta duke lexuar librat për fotografinë.
“Si fëmijë, kam qenë dëshmitarë i shumë gjërave traumatike. Miku im i parë ka vdekur në moshën 9 vjeçare tek këmbët e mia”, është shprehur Di Camillo.












