Lajmet e fundit

Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane do t’i nënshtrohet një operacioni në gju këtë të martë.
Si pasojë e kësaj ai do t’i mungojë deri në fund të sezonit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai ka dëmtuar kërcën në gjurin e majtë gjatë një përballje me Leighton Baines në fitoren 3:1 ndaj Everton.
Menaxheri Jurgen Klopp ka thënë se Mane-s i duhet operimi, çka ja pamundëson atij rikthimin edhe një herë këtë sezonë.
Saktësisht bëhet fjalë për një periudhë dy mujore deri kur ai mund të rikthehet në fushë.