Lajmet e fundit

Pasditja e 28 tetorit është data e El Clasico, ndeshjes më të flaktë në futbollin modern.
Të shtunën duke filluar nga ora 16:45 me kohë lokale spanjolle pritet të filloi ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid, njofton Klan Kosova.
Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka konfirmuar lajmin për ndeshjen e zjarrtë e cila do të zhvillohet në Camp Nou.
Barcelona e cila është nikoqire, në 5 ndeshjet e fundit ka triumfuar 2 herë, njejtë edhe Los Blancos me 2 fitore, kurse El Clasico i fundit ka përfunduar baraz.
Pas 9 viteve, për Real Madrid nuk do të luaj ish ylli i tyre Cristiano Ronaldo.