Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Shqipërisë u zëvendësua pak pas fillimit të pjesës së dytë ndaj Inter, për arsye të cilat tani i kanë zbuluar mediat italiane

Elseid Hysaj nuk mundi që të luante ndaj Inter më shumë se 60 minuta, duke i kërkuar trajnerit Maurizio Sarri që ta zëvendësonte.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi i kombëtares sonë edhe para ndeshjes ishte në dyshim, por ai dje u zëvendësua për një arsye tjetër.
Mediaset Premium raporton se Hysaj kërkoi të linte lojën pasi ndiente dhimbje në stomak. Gjithnjë sipas televizionit italian, lojtari u kthye menjëherë në shtëpi.
Por ky problem nuk pritet ta kushtëzojë Hysajn për ndeshjen e të martës kundër Benfikës.