Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është tërhequr shorti për edicionin e radhës të Kupës së Kosovës në basketboll, duke përcaktuar përballjet interesante që priten në fazën çerekfinale.
Sipas shortit, Bashkimi do të përballet me GO+ Peja e Trepça me Golden Eagle Ylli.
Ndërsa dy duelet tjera janë mes Rahoveci 029 dhe Borës, dhe Vëllaznimi vs Sigal Prishtina.
Edhe këtë vit, formati mbetet me dy ndeshje në fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen e madhe.
Në gjysmëfinale, fituesi i çiftit Bashkimi–GO+ Peja do të përballet me fituesin e ndeshjes Vëllaznimi–Sigal Prishtina, ndërsa fituesi i duelit Trepça–Golden Eagle Ylli do të ndeshet me fituesin e çiftit Rahoveci 029–Bora.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen më 24 dhe 25 dhjetor, duke premtuar duele me shumë rivalitet dhe emocion. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.