Lajmet e fundit

Përballja më e madhe në botën e futbollit, ajo mes Real Madrid dhe Barcelona është vendosur tashmë në dy data për edicionin që po vjen.
Tërheqja e shortit për ndeshjet e sezonit 2016-17 ka përfshirë edhe dy datat e shumëpritura për futbolldashësit.
Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madridit në Camp Nou më 3 dhjetor, në kuadër të xhiros së 14-të.
Kurse, ballafaqimi tjetër në Santiago Bernabeu do të jetë në xhiron e 33-të më 23 prill, së bashku me ndeshjet e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.