Pas Matteo Berrettinit që u kualifikua në çerekfinale pasi kundërshtari i tij Roger Federer njoftoi tërheqjen nga French Open, sot janë mësuar edhe dy çerekfinlistët tjerë.
Stefanos Tsitsipas ka mposhtur 3-0 në sete kundërshtarin nga Spanja, Carreno-Busta, në ballafaqimin që zgjati 2 orë e 8-të minuta.
Greku setin e parë e përfundoi me shifrat 6-3, për të vazhduar me të dytin 6-2 dhe të fundit me 7-5.
Tsitsipas do të ndeshet në çerekfinale me Daniil Medvedev, i cili gjithashtu sot arriti fitore në 1/16-tën e finalës.
Rusi mposhti kilianin, Cristian Garin, 0-3 në sete për dy orë e tre minuta.
Seti i parë përfundoi me rezultatin 2-6, i dyti 1-6 dhe i treti 5-7.
Sot zhvillohen edhe dy ballafaqime tjera, Davidovich Fokina – Delbonis dhe Zverev – Nishikori.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.