Lajmet e fundit

Nga ky takim i Vjenës, doli si kërkesë e përbashkët, që me të gjitha institucionet që janë me ndikim, të bashkëpunojnë për unifikimin e diasporës, për shkollën shqipe, njëkohësisht edhe kërkesë prindërve, që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe!
Mësimdhënësit, vizituan edhe Muzeun e Vjenës, ku patën rastin të përkulen para përkrenares dhe shpatës së kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.
Ndërsa, moderuesi i programit, Osman Ademi foli për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, luftën heroike të popullit shqiptar nën udhëheqjen e tij dhe për rrugëtimin e armëve të Skënderbeut deri në Muzeun e Vjenës! Pas vizitës në Muzeum, mësimdhënësit vizituan qendrën e Vjenës, Bibliotekën, Katedralen, Operën dhe bënë një shëtitje te parku i pallatit mbretëror në Schönbrunn.
Të pranishëm, në këtë takim ishin edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Vjenë, Roland Bimo së bashku me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Lulzim Pllana, të cilit pas fjalës përshëndetëse, ata folën për kontributin e mësimdhënësve dhe i përgëzuan për punën dhe angazhimin e tyre, që bëjnë për ndërgjegjësimin e bashkëkombësit, për rëndësinë e shkollës shqipe.