Lajmet e fundit
Argjentinasi i ka shënuar skuadrës andaluziane plot 24 gola në po aq ndeshje.

Sevilla është kundërshtari i preferuar i Lionel Messit, bashkë me Atletico Madridin, kundër të cilave skuadra "pleshti" ka shënuar 24 gola në po aq ndeshje.
Asi i blarugranëve këtë rekord e arriti me dygolëshin në ndeshjen e të martës mbrëma në kuadër të Superkupës së Europës, të cilën klubi katalan e fitoi në minuta shtesë.
Pas Sevillas dhe Atletico Madridit, Real Madridi është skuadra tjetër e pëlqyer e Messit për t’i shënuar gola, pasi ai u ka shënuar mbretërve plot 21 gola në 30 ‘El Classico’.