Lajmet e fundit

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Binghamton, pas ndarjes së një çifti, meshkujt vuajnë më shumë.
Në këtë hulumtim kanë qenë 5705 pjesëmarrës në 96 vende të botës, transmeton Klan Kosova.
Sipas këtij studimi, gratë mund të lëndohen emocionalisht më lehtë, mirëpo nëse lendohen meshkujt ata vuajnë shumë më shumë dhe mund të ndodh që nuk mund ta harrojnë kurrë ish-in e tyre.
Sipas hulumtuesit, Crais Morris, gratë pas ndarjes e pranojnë më lehtë këtë fakt, dhe mund që të zgjedhin më lehtë një partner tjetër e të lidhen emocionalisht me ta.
“Gratë kanë evoluar më shumë se sa meshkujt në këtë sferë”.
“Meshkujt ka të ngjarë që të ndiejnë më shumë humbjen e partnerës së tyre dhe për një periudhë të gjatë ai mundohet që të zëvendësojë atë se çfarë ka humbur”, është shprehur Morris.