Lajmet e fundit

Çka është tradhtia, dhe a e perceptojnë tradhtinë në mënyrë të njëjtë meshkujt dhe femrat- janë disa nga pyetjet me të cilat është marrë një hulumtim amerikan.
Çka do të thotë saktësisht tradhtia për meshkujt dhe femrat?
Studimi ka zbuluar që 100 % e femrave të intervistuarave puthjen e partnerit me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërsa po ashtu mendojnë edhe 86 % e meshkujve.
77 % e femrave, lidhjen emocionale me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërkaq 55 % e meshkujve mendojnë kështu.
Gjithashtu rreth 80 % e femrave dhe 56 % e meshkujve dërgimi i porosive SMS apo flirtin online e konsiderojnë tradhti.
Me gjithë dallimet në perceptimin e tradhtisë, dy të tretat e të intervistuarve kanë hezituar të kurorëzohen me personin i cili i ka tradhtuar. Vetëm 4 % e tyre thonë se përfundimisht do të martoheshin me personin i cili i ka tradhtuar.
“Disa njerëz më lehtë falin e disa jo. Megjithatë fjala është për çështje serioze të cilën duhet përballuar dhe e cila mund të paraqesë problem goxha të madh ndërmjet partnerëve. Nëse përballohet, çifti do të krijojë lidhje edhe më të fuqishme”, thonë ekspertët.