Lajmet e fundit

Zinedine Zidane po kërkon që Real Madridi ta transferojë mesfushorin e Lyon-it, Tanguy Ndombele, gjatë afatit kalimtar veror, raporton AS.
22 vjeçari po kërkohet nga disa top klube evropiane, përfshirë këtu edhe Manchester City, por më të etur për të duket se janë në Spanjë.
Ai është njëri nga mesfushorët më të mirë të Francës, duke shfaqur paraqitje të mira sidomos në ndeshet e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës dhe Hoffenheim, sipas 90 Minutes.