Lajmet e fundit
Skuadra nga Parc des Princes është shumë e interesuar ta transferojë në radhët e veta mesfushorin francez, që e sheh si zëvendësues të Thiago Motta

Paris Saint-Germain e ka bërë mesfushorin defansiv të Chelsea, N'Golo Kante, top prioritet për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Skuadra kampione e Ligue 1 e sheh atë si zëvendësues ideal të Thiago Motta, ndërsa shpreson se do të mund ta bindë të kthehet në vendlindje.
Por pariesienët duhet ta bindin edhe skuadrën angleze, ku Kante është një nga të pazëvendësueshmit, që prej transferimit nga Leicester City.