Lajmet e fundit
Nënshkrimi i fundit i Biankonerëve, Sami Khedira si transfer i lirë ka bërë që kjo skuadër të vazhdojë trendin e blerjes së mesfushorëve me parametra 0.

Ndërsa rivalët e Zonjës se Vjetër brenda Serie A dhe ata në ligat tjera të Evropës shpenzojnë shuma të mëdha parash në vetëm një lojtar.
Sami Khedira, Claudio Marchisio, Andrea Pirlo, Paul Pogba dhe Arturo Vidal kanë nënshkruar për Juventusin për vetëm 10.5 milionë euro.
Ndërkohë që ata paraqesin një nga mesfushat më të forta në Evropë.
Ndërsa lojtarët si Angle Di Maria, Juan Mata, Suarez, Ozil, Sanchez, Fellaini dhe shumë të tjerë iu kanë kushtuar skuadrave të tyre deri në shtatë fish.
Askush në histori nuk ka mundur që të investojë kaq pak në mesfushë dhe ta ketë atë nga më të mirat.