Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, ka nderuar viktimat e bombardimeve në Manchester Arena në përvjetorin e katërt të sulmit.
Në vitin 2017, krijuesi i hitit “7 Rings” sapo kishte përfunduar një performancë në qytet kur një terrorist me anë të një pajisje shpërthyese vrau 22 persona dhe plagosi shumë të tjerë.
Në përvjetorin e katërt të kësaj ngjarje, Ariana përmes një postimi në Instagram ka kujtuar personat që humbën jetën atë natë, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Ariana tha se nuk di si ta shpreh atë që ndjen dhe se këto përvjetore nuk do të jenë kurrë të lehta.
Në postimin e saj, këngëtarja e njohur shfaqi emrat e 22 personave që vdiqën nga ky sulm.
Gjithashtu u shtuan edhe emrat e 22 personave që vdiqën.
"John Atkinson, Courtney Boyle, Philip Tron, Kelly Breëster, Georgina Callander, Olivia Campbell-Hardy, Liam Curry, Chloe Rutherford, Wendy Fawell, Martin Hett, Alison Howe, Lisa Lees, Megan Hurley, Nell Jones, Michelle Kiss, Angelika Klis, Marcin Kliss, Sorrell Leczkowski, Eilidh MacLeod, Elaine McIver, Saffie Rose Roussos, Jane Tweddle”, janë emrat e listës së postuar nga ajo.
Ndryshe, viktima më e re e sulmit të vitit 2017 ishte tetë vjeçarja Saffie-Rose Roussos.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.